Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për pensionet është i vetmi plan që ofron më shumë ndihmë dhe mbështetje për qytetarët. Ai “shigjetoi” dhe kundërshtarët politikë për të cilët tha se bëjnë premtime borshe dhe se nuk kanë asgjë në dorë.
Rama iu drejtua gjithë pensionistëve duke thënë se nuk duhet të shqetësohen për rrogat e ngritura pasi pas çdo rroge të ngritur ka më shumë kontribute për pensionistët.

“Plani ynë i pensioneve është i vetmi plan që u jep pensionistëve më shumë dhe u jep mundësinë vajzave dhe djemve të kenë më shumë nesër. Ajo që synojmë ne është që të kemi një pension mesatar bazuar në sigurimet. Kurse ata që kanë një pension minimal do e rrisim me lekët nga buxheti i shtetit. Ata që dalin në pension aktualisht kanë pensione më të arsyeshme.
Reforma këtë bën, nëse i qëndrojmë këtij precipi dhe do të ndihmojë pensionistët dhe do të ofrojmë mundësitë që ekonomia të marrë shumë. Pensionistët nuk duhet të shqetësohen asnjëherë për pagat. Sepse në çdo pagë të rritur ka më shumë kontribut për pensionet.
Të gjitha kontributet futen në fondin e sigurimeve dhe na japin mundësinë që të japim më shumë pensione. Ne e kemi pasur që në fillim dhe e kemi papushim, seriozisht, as për t’u tallur dhe as për të fituar vota që ne t’ua bëjmë sa më të lehtë barrën pensionistëve. Kurse premtime me pensione i bëjnë të tjerët, ata që nuk asgjë në dorë. Se ata që nuk kanë gjë në dorë bëjnë premtime. Gjithçka që është e munguar ne e bëjmë dhe pikërisht për këtë çdo gjë që janë të pamundura ne do i bëjmë të mundura”, tha kryeministri Edi Rama.