Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi opozitën, duke thënë se po plasin nga zilia. Rama gjithashtu u shpreh se PS nuk është për të zhytur të tjerët, por për të ngritur Shqipërinë.
“Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.
Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua.
Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën” tha Rama.