Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë.

Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi.

Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga një grup kriminal në Dubai? I arrestuari në Tiranë, mik i Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë
Mehmeti ishte mik me Roan Brahimin, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi.

Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.

Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.

Si ndodhi ngjarja?

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij.

Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup.

58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij.

Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona, mes tyre bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.

Ajo tha për mediat se viktima nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshur.

Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre.