Rei Manaj është sugjeruar nga agjentët te Borusia Mynshengladbah. Ky është raportimi i fundit që vjen nga “transfermarkt” në Turqi.

Sulmuesi 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në sezonin e ardhshëm. Klauzola e prishjes së saj është 4 milionë euro.

Klubi i Bundesligës gjermane po kërkon për një sulmues dhe Manaj shfaqet si opsion. Lojtari i Kombëtares është kryefjalë e Sivaspor prej dy sezonesh.

Paraqitjet e tij e kanë kthyer në lojtarin më të rëndësishëm për sulmin. Këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 5 të tjerë. Në total me Sivasporin numëron plot 32 gola.

Shifra që nevojitet për të prishur klauzolën me klubin turk, është po ashtu e përballueshme për arkën e klubit. Borusia Mynshengladbah aktualisht mban vendin e gjashtë dhe vetëm 2 pikë larg zonës Champions.