Projektet hekurudhore/ Balluku prezanton linjat e reja: Lidhim edhe qytetet me aeroportet dhe portet
Balluku: Shqipëria ka hyrë në një kapit të ri të zhvillimit. Nëse flasim që po hedh drejt Europës, ne duhet të operojmë me të njëjtat instrumenta sic operon cdo shtet europian. Duhet ti kthehemi një historiku të gjatë me hekurudhat. Kemi trashërguar 420 km hekurudhë, ku kryesisht lidheshin qytetet kryesore. E gjithë ky stok, është përdorur shumë në vitet e monizmit por jo më pas. Pas një sistemi që zhduku nga AND jonë pronën private dhe në mungesë të lirisë, shqiptarët gjetën shprehjen e lirë te automjetet duke braktisur hekurudhën, e cila nuk pati më mundësinë të investohej.
Infrakstruktura hekurudhore u vendos të mbështetej me fonde të BE. Për hekurudhën Tiranë Durrës, për shkak të burokracisë së gjatë, mungesës së besimit të donatorëve, u deshën vite deri në 2020 për të marrë dirën jeshile për ndërtimin e hekurudhës Tiranë Rinas Durrës, sot mbi 75 përqind e projektit ka përfunduar, prashikojmë deri në fund ta vitit ta kemi të dorëzuar për të nisur më pas me ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimi i saj. Është një transport eficent me xhepin e cdo qytetari. Në pranverën e 2026 të gjithë komponentët do jenë të përfunduar duke nisur kështu një transport komplet të ri.
10 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë një rrjet moder hekurudhor prej 530 km që do lidhin veriun e jugun. Do ta vijoja me Vorë Hani Hotit, një hekurudhë ekzistuese në përdorim të disa vagonëve që cojnë mallra në sasi të vogla. Pas burokracive, jemi gati që të tremujorin e fundit të këtij viti të nisim kantierin e hekurudhës Vorë Han i Hotit. Në fillim të 2026, hapet Durrës Rrogozhinë, ndërkohë rehabilitimi I linjës Rrogozhinë Pogradec, pritet që sipas gjithë proceseve, ne të nisim punimet në 2028.
Tashmë, ka lindur një nevojë edhe për hekurudhat e brendshme. Dukeqënëse ndërtimi I portit të Porto Romanos nuk kuptophet pa një hekurudhë, për ta lidhur me hekurudhën Tiranë Durrës dhe Durrës Rrogozhinë, do na duhet të krijojmë këtë pjesë të brendshme hekurudhore që lidh Sukth Porto Romano, duke kompletuar këtë nyje infrastrukturore, e njëjta situatë është edhe në jug. Nuk mund të ndërtosh një aeroport dhe ta lësh të ndërlidhur vetëm me rrugë automobilistike. Transporti publik kërkesë e cdo turisti në Shqipërisë, ndaj sic Rinasi do ketë trenin për në Tiranë apo në Durrës, edhe aerporti I Vlorës do ketë një shinë që do e cojnë në Vlorë, tren I shpejtësisë, duke krijuar kështu 2 segmente të brendshme.
Në buxhet kemi nisur parashikimin të linjës hekurudhore Rrogozhinë Vlorë, një linjë ekzistuese që duhet rehabilituar. Dje prezantuam një nga projektet më amicioze, hekurudha Kuqezi që pas një studimi të gjatë, përvec një ëndrre, krijon akses të plotë të lëvizjes së mallrave krijon akses për Shqipërinë korridorin e 10 nga Nishi.