Kur na ndajnë më pak se 20 ditë nga zgjedhjet parlamentare, Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të tejkalojnë ndasitë politike për të cuar përpara integrimin dhe garantuar drejtësinë.
“Unë kur them që duhet të shkojmë përtej të majtës dhe të djathtës në 11 maj, votuesit duhet të shkojnë përtej. Janë shumë arsye të votosh ‘pesën’ e para të mbyllen negociatat, vetëm me PS dhe me mua në krye në 2027. Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Votoni 5 që të përmbyllin misionin historik të këtij populli duke u bërë pjesë e pandarë e BE.”

Edhe një herë, Rama kërkoi falje për përdorimin e termit autik politik.
“Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, nuk është krijuar për të fyer dhe lënduar askënd, mirëpo prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Më gjeni ndonjë figurë tjetër që ka kërkuar ndjesë, nuk ka asnjë. Si shpjegohet që këta njerëz që çdo natë cfarë nuk thonë dhe flasin me një gjuhë ekstreme.”
Akt të cilin thotë se nuk e bëjnë kundërshatrët publik duke sjellë në vëmendjen edhe gjuhen e përdorur nga Vrenozi në Korcë, të cilin e konsideron edhe si liderin e vërtetë të opozitës.
“Shkojnë në Korçën e kulturës dhe aty e merr fjalën lideri i vërtetë Iliri Vrenozi, lideri i tyre i vërtëtë. Shfrenojnë gjuhën në një farë feje, si mundët që mblidhet një parti politike dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve.”
Ndërsa një koment e kishte edhe për termat që ai vetë përdor ndaj opozitës.
“Kënetë është ujë i ndenjur dhe ka ujin më të ndenjur sesa ai uji që medemek do të lëviznin primaret dhe në atë ujë të ndjenjur u mbytën ata që fituan Primaret. Ca është ajo? Kur thua hajde hidhuni në det të hapur, kush del matanë, do të marrë mandatin për të na përfaqësuar përballë kundërshtarëve dhe ata që kalojnë matanë mbyten se është llumi që i thith. Kjo është këneta politike.”