39 ndeshje pa pësuar humbje ne transfertë. Paris Saint Germain vendos rekord jo vetëm në Francë por edhe në 5 ligat më të forta të Europës.

Me titullin të siguruar prej disa kohësh, ekipi i Luis Enrike barazoi 1-1 në transfertë ndaj Nantes dhe duket se po respekton garën deri në fund.

Kjo ishte ndeshja e 39-të radhazi që gjigandët francez nuk pësojnë humbje në transfertë duke thyer në këtë mënyrë rekordin e vendosur nga Milani i Arrigo Sacchi-t në vitin 1993.

Aktualisht Paris Saint Germain është në kuotën e 78 pikëve, 23 pikë larg Marsejës së vendit të dytë.