Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan nga afër Qendrën e Kontrollit të Trafikut.
Kjo është një qendër inovacioni, e cila bashkërendon një sërë projektesh dhe skuadrash e ku gjithçka do të ndërlidhet me programin “SmartCity”, dhe do të bëjë një lidhje të rrjetit rrugor shqiptar me gjithë pjesën tjetër të monitorimit brenda qyteteve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo qendër do jetë e unifikuar dhe do shërbejë për raportimin e të gjitha problematikave.
“Është një detyrim i madh, që do ta shoqërojmë më një reformë, kur të gjitha urgjencat dhe të gjitha thirrjet të jenë të unifikuara. Në kohë reale mblidhet i gjithë informacioni në çdo metër dhe për të gjitha llojet problematike”, tha ai.
Ministrja Balluku u shpreh se “do ketë e më pak nevojë për prezencë fizike në terren të monitorimit të autostradave”.
Njëkohësisht u firmosën edhe memorandume të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Emergjencat Civile