Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Madh të Liqenit.
Rama e cilëson si një institucion i vërtetë arti, ekonsideruar si më e madhja në Ballkan, që do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale
Përmes kësaj infrastrukture të re, qytetit do t’i shtohet një skenë e dyfishtë, brenda godinës, si dhe jashtë saj në trajtën e një amfiteatri të hapur në natyrë.