Në fjalimin e tij të mbushur me nota humori dhe batuta karakteristike, Kryeministri Edi Rama u shpreh në Konferencën Ndërqeveritare në Luksemburg se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet që kërkon Bashkimi Europian. Me një krahasim simbolik, Rama theksoi se vendi është gati “të dalë në një takim” me BE-në, ndërsa nënvizoi se data për këtë takim duhet të caktohet nga vetë Brukseli.

“Ne jemi këtu për të dalë në një takim me BE-në. Me BE-në nuk ka një datë nga ana jonë, ne duhet të punojmë fort për standardet që kërkon Bashkimi Europian, që BE të na lërë një takim,” u shpreh ai, duke shtuar: “Po presim me përgjërim të jemi pjesë e perandorisë së BE-së.”

Kryeministri shtoi gjithashtu se më 16 maj pritet që liderët e Bashkimit Europian të vizitojnë Tiranën dhe se Shqipëria është e përgatitur për të qenë një mikpritëse dinjitoze e këtij takimi të rëndësishëm.

Edi Rama: Ne jemi këtu për të dalë në një takim me BE-në. Me BE-në nuk ka një datë nga ana jonë, ne duhet të punojmë fort për standardet e Bashkimit Europian, që BE të na lërë një takim. Më 16 maj, presim që në Tiranë të vijnë liderët e BE-së dhe ne duam të jemi mikpritës. Ne duhet që të jemi gati. Po presim me përgjërim të jemi pjesë e perandorisë së BE-së.