Kandidatja për deputete në listë të mbyllur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Iris Luarasi tha në emisionin “Real Story” në ABC News se kreu i PD, Sali Berish ka përdorur gjithmonë gjuhë të ashpër nga kryeministrit Edi Rama, gjë që ky i fundit nuk e ka bërë kurrë. Luarasi u ndal gjithashtu edhe tek fushata e PS-së, e cila është përqendruar më shumë tek gratë, sipas saj kjo është një fushatë motivuese. Sipas saj Berisha flet për gratë, por në lista ka vendosur burra, kurse Rama pjesëmarrjen e grave në kabinet e ka të faktuar.

“Unë mendoj që gjithmonë ka pasur një debat të jashtëzakonshëm që është mbajtur nga dy figura të politikës nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Të gjithë e dimë gjuhën e tmerrshme që ka pasur Sali Berisha në fushatë apo Parlament, e ka pasur gjithmonë. Duke pasur një lobist amerikan ka ulur tonet e asaj gjuhës së egër. I ka hyrë Ramës me grua e ish-grua, nuk ka lënë gjë pa thënë. Nuk ka pasur kurrë një gjuhë të këtij niveli Rama ndaj Berishës.

Sa për përfshirjen e grave të fushatë Rama e ka treguar me shifra, që PS e ka fakt që në këto 12 vite ka pasur gra në kabinetin qeveritar. Kurse Berisha ka pasur 12 burra në 12 qarqe të vendit. Me këtë gjuhë që po përdor Rama po përpiqet që të motivojë sa më shumë gratë që të vetojnë dhe të votojnë të majtën. Dihet që gratë në Shqipëri votojnë më shumë të majtën. Në kutinë e votimit gruaja voton vetëm. Prandaj dhe Rama po kërkon që të motivojë gratë që më 11 maj të marrin pjesë në votime dhe të votojnë forcën e majtë”, tha Iris Luarasi.