Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha, dhe këshilltarin e tij amerikan, Chris LaCivita.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një montazh humoristik me LaCivitën, një buf dhe numrin 5 – numri që mban Partia Socialiste në fletën e votimit. Kryeministri shkruan me ironi se qytetarët duhet të votojnë numrin 5, pasi “Latifi” ka mbetur te dritarja për të marrë lekët e Berishës dhe për t’u larguar më 11 maj.
“Voto 5 se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithë ato lekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj”, shkroi Rama.