Kryeministri Rama, në vijim të turit të tij elektoral, ndodhet në Përmet në një takim me operatorët dhe bizneset e turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra. Gjatë takimit, është e pranishme gjithashtu ministrja e kulturës Mirela Kumbaro.

“Ne duam të bëjmë një paqe fiskale, një instrument që e kanë përdorur vende që në kohën e romës së vjetër që ka një emër të bukur në latinisht. Është paqe fiskale e negociuar me bizneset që do të thotë për bizneset që janë më tatim fitim do të mund të negociojnë me qeverinë që të ardhurat e vitit në vijim të jenë kaq dhe llogaria do të bëhet vetëm me rritje ekonomike bazuar në rritjen vit pas viti, po ata me prapakthim mund të deklarojnë para më shumë dhe për cdo para më shumë mbi normën e 140 mijshit të paguajnë.

Të gjithë elemetët e paqes, kush e pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët, ai biznes do të ketë një shenjë që është në sistemin e paqes fiskale dhe aty nuk hynë dot njeri për të bërë kontrolle. Kemi informalitet në deklarimin e shtretërve, nuk duam të rrisim presionin me inspektorë që sjellin dhe halle të tjera që ne na vënë në pozitë të vështirë, por ju kemi dhënë mundësinë e vetëdeklarimit që në periudhën e pikut të paguajnë vetëm për 60 për qind dhe në periudhat e tjera të paguhet 30 për qind. Deri tani në pak ditë që ka hyrë në fuqi iniciativa, janë 600 subjekte që kanë aplikuar dhe janë të gatshëm për këtë marrëveshje me qeverinë. Fiskalizimi na ka dhënë rezultat por ka probleme sepse aty ku vihet rregulli shqiptari është i pari për hile, por ne përmes AI duam të bëjmë inspektime pa njerëz jep të dhëna në kohë reale për të gjitha rastet e devijimit.”