Kryesocialisti Rama po vijon turin e tij elektoral në qytetet e Shqipërisë, në javën e dytë zyrtare të fushatës elektorale. Rama ndodhet në Berat në një takim me fermerët për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale.

“Jemi në një pikë që faktikisht eksporton në 50 vende të botës dhe në SHBA. Më vjen shumë mirë që kjo pikë është transformuar duke u dhënë mundësinë një baze demokrate të bëj sukses. Kur shoh se çfarë kemi bërë është një volum I madh pune të përbashkët, merita kryesore i takon të gjithë atyre që punojnë me tokën.

Ne kemi marrë detyrën në një vend ku sipërfaqja e ujitur ishte 120 mijë hektarë, sot është 270 mijë hektarë, më shumë sesa dyfishi. Bujqësia jonë sot shfrytëzon një kapacitet më shumë se dyfish. Vetëm në këtë dekadë kemi mbështetur 547 projekte të infrastrukturës për ujitjen dhe kullimin dhe për mbrojtjen nga përmbytjen. Duke mbështetur blerjen e makinerive për mirëmbajtjen. “