Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat e Vlorës, të cilëve u kërkoi të votonin PS dhe gjithashtu të çonin para kutive të votimit më 11 maj, sa më shumë votues të parë.

Rama tha se zgjedhjet e 11 majit vendoset e ardhmja e Shqipërisë, jo vetëm se kushforcë politike do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë.

Rama: Jam i bindur se këtu skuadra e PS për të bindur dhe për të sjellë sa më shumë votues të parë, vajza dhe djem në kutitë e votimit më 11 maj, dua t’u them shumë pak fjalë.

Nuk qëllon gjithmonë që të shkojë në një palë zgjedhje ku ajo çfarë vendoset është shumë më e madhe sesa një forcë që qeveris, apo një forcë që qëndron në opozitë.

Ka shumë pak raste që zgjedhjet koicidojnë me historinë, ashtu siç koicidoi më 1992, duke shkuar masivisht në votim. Duke e zgjedhur masivisht PD si forca që e mishëronte kalimin nga një epokë tjetër.

Ashtu siç ju ka ardhur ju momenti, ku jo vetëm të zgjidhni PS, por për të përcaktuar drejtimin e vendit, që Shqipëria të mos humbasë asnjë ditë, asnjë orë, të anëtarësohet ne BE duke mbyllur negociata në 2027.

Rrallë koicidon që një palë zgjedhje të jenë edhe drejtpërdrejt personale. Ajo që është personale është se me votën e 11 majit të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në zgjedhje, do të vendosin duke votuar PS, kahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE të marrin pasaportën europiane.