Kryeministri Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale. Rama tha se 11 maji shkon përtej të majtës dhe të djathtës. Më tej, kryesocialisti komentoi besnikët e kënetës, duke i quajtur ‘ më të verbër se të verbërit dhe më shurdh se shurdhët’ për realitetin.

“Unë kur them që duhet të shkojmë përtej të majtës dhe të djathtës në 11 maj, votuesit duhet të shkojnë përtej. PS është parti e qendrës së majtë, parti saocialiste, porgresiste në program dh kur bëj thirrje se duhet të shkojmë përtej siç ishte në ’92 ku përtej simpative të tyre. Karakteristika kryesore e atyre që janë besnik të kënetës është që janë më të verbër se të verbrit dhe janë më shurdh se shurdhët se i kanë veshët dhe nuk duan të dëgjojnë. Janë shumë arsye të votosh ‘pesën’ e para të mbyllen negociatat, vetëm me PS dhe me mua në krye në 2027.

Nëse nuk i mbyllim në 2027 dera do të mbyllet, nuk kam përkrahje nga ata që dalin netëve në ekrane sepse ata merren me fotografitë e mia, me videot e mia me Lulin që janë një pjesë shumë e vogël e komunikimit tim intensive dhe që janë patjetër serioze. Prodhimi i përgjithshëm kapi 25 miliardë vitin e fundit dhe në Shqipërinë 2030 do të kapi 33 miliardë. Të ardhurat opër frymë kanë qenë 300 e ca dhe janë 10 400 e ca dhe do të shkojnë 15 000.

Duhet të votosh pesën se paga mesatare do të jetë 1200 euro, sot është 1000. Paga mesatare e përgjithshme do të jetë 1000 euro, sot është 830. Duhet të votosh pesën sepse kemi për të çuar përpara korridoret, blu dhe i tetë. Janë në kantier.”