Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS zhvilloi këtë të martë një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Gjirokastrës.
Në fjalën e tij Rama u ndakl sërish te drejtësia, e cila sipas tij do të ishte e pamundur të ishte e pavarur pa PS-në.
Ai kërkoi që në 11 maj qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit, dhe të votojnë pro integrimit në BE për të vulosur përfundimisht drejtësinë e pavarur dhe mos e lënë në dorë të atyre që janë betuar për të shkrirë SPAK-un në 12 maj.
“Barazinë para ligjit ju nuk mund ta lini në dorë të atij që vjen në pushtet. Siç e shikoni edhe sot që flasim nuk kemi dakordësi ne. Ne mendojmë që drejtësia duhet të jetë e pavarur, dhe jemi kërtu për të garantuar SPAK që të vijojë punën, të tjerët thonë që në 12 maj do ta shkrijnë SPAK. Rreziku që kjo të bëhet lojë është shumë i madh. Ka vetëm një mënyrë që kjo mos bëhet lojë, të gjitha ju gratë, e patasj burrat të merrni Shqipërinë në dorë në 11 maj dhe ta fusni në rrugën ku duhet. Ta dini që kush hyn në BE nuk luan me barazinë para ligjit, atje do ta hedhësh vallen siaps vendit. Prandaj BE nuk është për ne një nga opisionet, është i vetmi opsion. Liria individuale në Shqipëri sot merret e mirëqenë, nesër mund të kërcënohet. Barazinë para ligjit ne nuk kemi mundësi ta vulosim, çështja është mos afrohet kush ta prekë, dhe këtë e bën vetëm BE”, tha Rama.