Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Durrës. Kreu i ekzekutivit theksoi se anëtarësimi i Shqiëprisë në BE është garancia se drejtësia dhe shteti në vendin tonë të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeveris

“Për ne, të qenit pjesë e BE-së përfaqëson përmbylljen e një historie shumë të gjatë, një histori me pengesa, gjatë së cilës nuk kemi qenë kurrë në gjendje të vendosim vetë se ku duam të jemi. Gjithmonë kemi qenë nën presionin e të mëdhenjve, gjithmonë kemi qenë të shtypur, dhe asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë të zgjedhim.

Sepse nuk kemi qenë aty ku duhej të ishim, kemi kaluar vështirësi të shumta. Ndaj sot, mund të kuptojmë dhe vlerësojmë se kjo është zgjedhja e parë e lirë e shqiptarëve që prej rrëzimit të komunizmit – kur shqiptarët bënë thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”

Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht edhe të gjitha ato plagë, diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja.

Pozicioni në Bashkimin Europian e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta- por s’janë të thjeshta për t’u garantuar- pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Ky është Bashkimi Europian.

Të gjitha këto projekte që kundërshtarët tanë bëjnë sikur i kundërshtojnë, apo gjithë ata që bëjnë “papagallin” nëpër studio me pyetje, E keni dëgjuar Lulin: Ku i ket shokët Rame?

Të gjitha këto janë më se të mjaftueshme për të kuptuar se sa mendjelehtë dhe qesharake janë”-tha Rama ndër të tjera.