Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’, u shpërqendrua nga një i ri në sallë.

Me nota humori, Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet, ish-demokratin Halit Valteri.

“Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë. Avash, avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,” – iu drejtua Rama të rinjve.

“O Halit, ti i ke sjellë këta? Duan kohë edhe këta. Me zor të edukuam ty, jo më këta,” -iu drejtua Rama kandidatit për deputet, Halit Valteri.