Kryeministri Edi Rama u shpreh se opozita e tanishme kur ishte në pushtet sulmonte drejtësinë duke e quajtur kryeprokororen e kohës Ina Rama si “lavire bulevardi”.
Ai theksoi se kjo gjuhë e dallon atë nga kundërshtarët politikë. Sipas tij, falë reformës në drejtësi, SPAK e ka shpatën në dorë dhe vepron i pandikuar nga politika.

“ Vinin me armë edhe me ato murtaja që mbanin në krah këtu para kryeministrisë për të marrë pushtetit, që sot duan të bëjnë Shqipërinë madhështore. Ti asnjëherë nuk ke parë asnjëherë një prokurori që ti thërras këto, deri përpara pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti Fadil se me siguri e ke dëgjuar, e ke dëgjuar para 10 vjetësh, 15 apo para 20 vjetësh?

E di ti që Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas, por ti nuk na ke dëgjuar. Prokurori i zoti, i përkushtuar, i ndershëm patjetër, i vendosur, s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë dhe tu thotë : hajde këtu, si i vrave ti katër veta, sepse nuk e kishte shpatën.

Çfarë të thërriste! Madje madje shefja e madhe e Dumanit ishte kryeprokurore të përgjithshme, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe u tha hajeni t’ju pyesë se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shikojë kryeministrin në televizor, që i thotë popullit që ajo është një lavire”, tha ai.