I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Nga reshjet e borës janë përfshirë dhe zonat e ulta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga bora.

Paraditen e kësaj të diele reshje bore pati në zonat e larta malore.

 

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

 

 

I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e  Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Borepastrues

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara  nga Drejtoria UK Kukës njoftom KMC i prefekturës Kukës.

Reshje të dendura bore aktualisht ka edhe në të gjithë Rrugën e Kombit, kompania mirëmbajtëse bën të ditur se deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në Rrugën e Kombit nga Fan-Tunel-Kukës-Morinë janë 18 borëpastuese që po bëjnë pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.