balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

Fillimi > Sport News
“Revolucion” në Madrid, Ancelotti bën “gati valixhet”, zbulohet projekti i ri i Perez
19 Prill, 2025 10:34

Ancelotti
Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Në Madrid era e revolucionit ndihet në ajër. Në fakt, ky revolucion ishte planifikuar pak kohë më parë, që kur Ancelotti filloi të reflektoi në lidhje me të ardhmen, por suksesi në Champions thjesht e shtyu në kohë. Eliminimi përballë Arsenal, për më tepër në atë e formë, e përshpejton disi largimin e italianit, vetëm nëse e mbyll sezonin me “dopietë”, titull dhe Kupë, por sipas mediave spanjolle, as kaq mund të mos mjaftojë.

Plani i presidentit Perez është që në Botërorin për Klube, Real Madrid të drejtohet nga një trajner i ri. Në këtë pikë, sipas Marca, të gjithë rrugët të dërgojnë te Xabi Alonso, i përzgjedhuri i Perez për të nisur një cikël të ri. Alonso ka një të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Leverkusen për të shkuar te Real Madrid. Me trajnerin e ri do të ndryshojë edhe qasja e klubit në merkato, ku nga Madridi priten të largohen disa lojtarë.