Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Burrel foli për paketat sociale, me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Rama tha se programi i bonusit të bebes do të rikonceptohet duke filluar nga viti 2026, ku në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore.
“Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare. Sipas numrit të fëmijët, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet.
Kemi bërë projekte për punësimin e grave në nevojë që është shumë i rëndësishëm për ne. Një betejë kryesore janë pensionet, ne nuk kemi dashur asnjëherë të tregojmë përrallë, nga ana tjetër është shumë e qartë se viktimat e politikës absurde dhe kriminale kombtarisht me pensionet deri kur ne bëmë reformën, që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz. Ata që dalin në pension pas reformës, kanë pensione komplet të tjera, kjo nuk përmendet”-u shpreh Rama.