Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është bërë shumë shpejt personazh viral në rrjetet sociale për shkak të fjalimeve të tij shpesh edhe me një demencë politike periodike, e ndikuar edhe nga lodhja e fushatës, por edhe mosha.

Jo vetëm kryeministri Edi rama prej javësh e ironizon me video-postime në murin e llogarisë personale të tij në rrjetin social, por edhe ndjekësit.

Pas momentit epik viral nga Kruja me “tavanin që do i ngrinte tregtarit”, ndjekësit janë frymëzuar për krijimtari duke mbledhur episode të ngjashme të kreut të PD-së në takime të ndryshme, djuke qarkulluar një video-kolazh të fundit.

Episode ku Berisha harron emrin e Belind Këlliçit si drejtues politik:

“Udhëheqësi politik, Belind… Bel… eeee… Belind Kërç…(Këlliçi, e korrigjon moderatorja) Këlliçi…”.

Në tjetrën ai thotë:

“Ka 5 vite në Shqipëri… jo, ka 7 vite… 6… më fal, 6 vite që…”.

Episodet shoqërohen me një goditje të ekranit të televizorit, teksa brenda kuadratit ndodhet Berisha, për t’i risjellë kujtesën (si Radio e skeçit me Fadil Hasën).

Në një tjetër episod vijon:

“Do të.. më… mmm…”, “Kjo është një di… natë… e inteligjencës artificiale dhe kriptova… kriptomonedhave…”, “Do të… do… do të… do të subvencionojmë…” dhe më tej momenti epik me dividentin “8%…”, ose rasti kur ngatërron milionat me kilometra:

4,1 km… 4,1 milionë euro… më… më…”.

Dhe në këtë çast në montazh shfaqet ish-presidenti amerikan Joe Biden, që gjithashtu la garën presidenciale në mes për shkak të moshës, shëndetit dhe gafave publike që bënte.

Video mbyllet me një të qeshur ironike nga Biden, si përgjigje për gafat e Berishës.