VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën duke shpërndarë një video me fëmijët e qytetit të Vlorës.
Ai thotë se po shikon nga afër kontributet që po japin fëmijët e qytetit bregdetar për “Shtëpinë e Europës”, e cila po ngrihet te kopshti i Skënderbeut në Tiranë.

Ky organizim vjen pasi më 16 maj Tirana do të mikpresë udhëheqësit e Evropës në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Fëmijët kanë përgatitur vizatime të ndryshme, duke dhënë mesazhin e qartë se: Shqipëria është pjesë e Evropës.
“Mirëmëngjesi dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama