Tiranë, 30 prill 2025 – Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se kjo përkrahje është një shtysë e fortë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Seferi u shpreh:
“Mbështetja e tironcve, e bashkëqytetarëve të mi, më ka dhënë shtysën që të besoj se me 11 Maj do bëjmë ndryshimin e madh për çdo qytetar që do një Shqipëri më të mirë, më të fortë. Faleminderit Tiranë! Vota juaj është fitorja më e madhe!”

Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Koalicionin Euroatlantik më 11 maj, duke e konsideruar këtë zgjedhje si një mundësi historike për një të ardhme më të sigurt dhe më të integruar me vlerat perëndimore.

“Voto 4️⃣, voto Koalicionin Euroatlantik,” përfundoi mesazhin e tij kandidati.

Fushata elektorale po hyn në ditët e saj vendimtare, ndërsa pritshmëritë për pjesëmarrje të lartë në votime janë të mëdha.