TIRANË – Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Bashkinë e Tiranës, Pëllumb Seferi, ka përcjellë një mesazh të fortë për qytetarët, duke i ftuar të votojnë për ndryshimin më 11 maj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Seferi thekson nevojën për t’i dhënë fund një qeverisjeje që sipas tij ka funksionuar me arrogancë dhe larg interesit të qytetarëve.

“Shqipëria ka nevojë t’i japë fund një qeverisjeje arrogante dhe të zgjedhë ata që e duan këtë vend më të begatë për secilin prej nesh, për fëmijët që ta mendojnë të ardhmen këtu,” – shkruan Seferi, duke theksuar besimin se premtimet e tij dhe të koalicionit që përfaqëson do të bëhen realitet.

Ai i bën thirrje qytetarëve të bashkohen me vizionin e Koalicionit Euroatlantik dhe të hedhin votën për alternativën që garanton një të ardhme europiane dhe më të sigurt për Shqipërinë.

“Bashkohu me ne! Voto 4️⃣, Voto Koalicionin Euroatlantik 🇦🇱🇺🇸🇪🇺, Voto Pëllumb Seferi,” përfundon mesazhi i tij, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje.