Federata Braziliane e Futbollit (CBF) është më shumë optimiste se kurrë më parë që mund të bindë trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançelotin, për të marrë drejtimin e verdhebluve latinë. Gjithçka, sipas tyre, mund të mbyllet këtë verë.

Ançeloti po përballet me kritika pas një sezoni pa trofe me Realin e Madridit. Ai, si një ndër trajnerët më të mëdhenj të Botës dhe një menaxhues i shkëlqyer yjesh, është parë si kandidati ideal për të udhëhequr Brazilin drejt një paraqitjeje të fortë në Botërorin 2026. Sipas gazetarit Fabricio Romano dhe burimeve spanjolle si Relevo, delegatë të CBF-së kanë udhëtuar tashmë drejt Spanjës për të negociuar me Ançelotin dhe për të arritur një marrëveshje.

Ançeloti më herët ka deklaruar publikisht se ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2026 dhe dëshiron ta respektojë atë, por humbja e fundit 3-2 kundër Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit, eliminimi nga Liga e Kampioneve dhe pamundësia gati e sigurt për të parakaluar Barcelonën në La Liga, ka përforcuar spekulimet për largimin e tij të mundshëm.

Klubi madrilen mund të vendosë të ndahen rrugët me trajnerin italian përpara afatit.