Partia Socialdemokrate ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas PSD-së, ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin politik të partisë. Ata shprehen se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të zyrës dhe se asnjë anëtar nuk është përfshirë në konflikt.

“Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi” nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat.”-reagimi i PSD-së.