Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka takuar presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan, në prag të ceremonisë së varrimit të Papa Franceskut, shkruan Express.

Reuters duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, raporton se ky takim mes dy presidentëve ka qenë produktiv.

Steven Cheung, drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, tha se Trump dhe Zelenskiy “u takuan privatisht sot dhe patën një diskutim shumë produktiv”.

Më shumë detaje për takimin janë paralajmëruar të jepen më vonë.