Në sondazhin e zhvilluar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin italian Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur: “Premtimet elektorale të cilës forcë njihni më mirë?”. Rezultatet tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste, me 46% të të anketuarve që deklarojnë se njohin më mirë premtimet e kësaj force politike.

Në vend të dytë renditet Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha, me 34% të qytetarëve që thonë se njohin programin e tyre. Më pas vjen koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt me 7% të qytetarëve që i njohin programin dhe partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 6%, PSD e Tom Doshit me 2%.

Forcat e tjera politike, përfshirë, Lëvizjen Bashkë (Arlind Qori), Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) dhe Koalicionin “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) kanë vetëm 1% të qytetarëve që shprehen se njohin programin e këtyre forcave politike.