Partitë e reja të opozitës shënojnë një rritje të lehtë në nivelin e besimit të qytetarëve, megjithatë shumica e shqiptarëve mbeten mosbesues ndaj tyre. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, 23% e qytetarëve shprehen se kanë besim tek partitë e reja opozitare – një rritje me 2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Konkretisht pyetjes “Sa besim keni tek partitë e reja të opozitës?”, 11% thonë “shumë besim”, ndërsa 12% “mjaft besim”.

Ndërkohë, 14% e të anketuarve deklarojnë se kanë pak besim, ndërsa 58% “aspak besim”. Vetëm 3% e të anketuarve shprehen “nuk di të gjykoj”.