Rama: Ne sot kemi dy blloqe të mëdha pensionistësh, ata që kanë dalë para reformës tonë në 2014 dhe ata që kanë dalë pas. Sic e patë kishim rastin e parë me pension të paplotë për shkak të një numri vitesh me sigurime të ndërprerë nga emigracioni, dhe i ka ndërprerë kontributet këtu dhe me indekstimet që janë bërë sot ai merr një pension 170 euro. Kishim edhe rastin tjetër që ka sigurime të plota, pork a dalëpara reformës.
Dhe kjo është katastrofa që e kanë bërë ata që sot iu qajnë hallin pensionistëve. Ndodhën dy gjëra, u shkatërrua baza prodhuese, u nxorën të gjithë në rrugë dhe 40 vjec u quajtën pensionistë, dhe u caktua një tavan që nuk e kaloje dot, sado sigurime të kishe, pra pensioni u kthye në asistencë. Cfarë bëmë ne? Hoqëm tavanin dhe vendosim në themel bazën kontributive, dhe ndaj megjithëse kanë të njëjtat vite, të dalët në pension pas reformës e kanë atë më të madh. Cili është problemi, duke qenë në Greqi nuk ka kontribuar dot për pensionin e tij. D
he ka shumë njerëz që pasi kthehen nga Greqia ankohen për pensionin, por në fakt nuk kanë këtu kontributet. Pensionet e fshatit një tjetër histori më e rëndë akoma. Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve, kemi vendosur që duke qenë se tani jemi në një fazë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, kemi vendosur të ndajmë për pensionistë një bonus që është ai I fundvitit dhe I pranverës dhe të dy bashkë kemi ndarë 165 milionë euro vetëm për pensionistët, nuk janë pak për shtetin. Do vijojmë ta bëjmë këtë punë gjithmonë bazuar në rritjen ekonomike.