Drejtuesja politike e socialistëve për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në Bashkinë Rrogozhinë. Pas vizitave në disa sipërmarrje të rëndësishme për zonën, Spiropali, bashkë me kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej, u takuan pasditen e sotme me banorë të Gosës.
“Objektivi ynë është Pasaporta Europiane, që shqiptarët të jenë të barabartë mes qytetarëve të Bashkimit Europian.
Shqipëria, nga nje vend i refuzuar, është bërë sot kampione në vrapimin drejt BE.
Nuk na e fali njeri këtë rekord, nuk na shtroi njeri tapetin e kuq, por e arriti qeveria socialiste dhe Edi Rama, me punë e përkushtim për Shqipërinë.
Këto zgjedhje nuk janë zgjedhjet e rradhës, por një moment historik i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Në 11 maj nuk zgjedhim midis partive, por midis të shkuarës dhe të ardhmes.
Ne ndërtojmë Shqipërinë europiane, ata premtojnë Shqipërinë madhështore, shembëlltyrë e së cilës janë kriza e vitit 1997, Gërdeci dhe vrasjet e protestuesve paqësorë në bulevard.
BE është e ardhmja për fermerët, sipërmarrësit, studentët, profesionistët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.
Pasaporta europiane do të na bëjë të barabartë mes qytetarëve të barabartë europianë.
Ne nuk kemi rënë nga qielli, por njohim përgjegjësitë, japim llogari para qytetarëve dhe korrigjojmë vetveten dhe ecim përpara.
Le të kapërcejmë gardhet dhe llogoret partiake dhe të votojmë për Shqipërinë në BE.”, u shpreh Spiropali.