Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se paguhet plot 10 mijë euro për një koncert live që zgjat vetëm 40 minuta.
Ky informacion ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit kanë reaguar me habi, por edhe me admirim për suksesin dhe vlerësimin që ka arritur artisti në skenën muzikore.

Stresi, i cili prej vitesh është aktiv në muzikën shqiptare dhe njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka theksuar se kjo shumë është rezultat i përkushtimit të tij dhe lidhjes së fortë me publikun, si dhe i 18 viteve që ai është pjesë e skenës.
Reperi vazhdon të jetë një ndër figurat më të komentuara në industrinë e muzikës urbane në Shqipëri dhe Kosovë, duke mbajtur koncerte të shpeshta brenda dhe jashtë vendit.