TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se opozita shqiptare do të marrë një rezultat më të keq se në vitin 1997. Ai komentoi edhe ardhjen e konsulentin amerikan, Chris LaCivita.

“Po kur thonë do ta shkrijmë SPAK më 12 , e keni dëgjuar? Po kur flasim për Amerikën dhe për presidentin amerikan, sikur e kanë një komshi sikur hyjnë e dalin për salcë kosi, e keni dëgjuar. Dhe për të krijuar idenë se hyjnë e dalin për salcë kosi, sa në shtëpi të bardhë sa në kënetë kanë paguar me të gjithë puplat e kokës dhe trupit të bufit edhe një këshilltar, që e quajnë si magjistari dhe përpiqen t’i trullosin kë të mundin, erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di, më mirë se të gjithë ne që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga disfata dhe disfatën do e ketë më të madhen që nga 1997. Magjia do t’i ndodhi, problemi është se do t’i ndodhi së prapthi”, theksoi ai.
Ai pohoi se qeveria e tij po punon ditë natë, që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

“Yjet janë rreshtuar në favorin tonë. Për herë të parë është që BE do të na marrë në gjirin e vet. Prandaj po negociojmë si të çmendur për ta përmbyllur këtë proces. Sot u publik data për konferencën, të hënë dhe do hapim një seri tjetër kapitujsh. Do vazhdojmë punë ditë natë për ta mbyllur negociata me BE. Ta thajnë kënetën, që të shpëtojnë dhe partinë e tyre”, theksoi ai.