Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Vatikan dhe ranë dakord që të zhvillojnë një tjetër takim më vonë gjatë ditës për bisedime të mëtejshme.
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i Zelenskyt, i cituar nga agjencia Reuters.

Takimi, që zgjati 15 minuta, u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit, shtoi zëdhënësi. Fotot e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas tregonin të dy udhëheqësit të ulur përballë njëri-tjetrit në qendër të një salle mermeri, pa asnjë nga ndihmësit e tyre pranë.