Tani është zyrtare, Tirana do të përballet me Teutën në ndeshjen e kampionatit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

Pasi u morën në shqyrtim alternativa të ndryshme, u vendos që ky takim të mbahet në këtë stadium.

Kjo sfidë, e cila do zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15.30, është e rëndësishme për të dyja skuadrat, që janë në kërkim të pikëve të nevojshme për mbijetesën.

Bardheblutë e shikojnë veten të rrezikuar, pasi renditen në vendin e tetë, ndërsa durrsakët pozicionohen në vendin e gjashtë.