Tirana shmang rënien e drejtpërdrejtë nga Kategorisa Superiore. Skuadra më e titulluar në Shqipëri përmbushi pritshmëritë duke fituar 0-2 (shënuan Rafa Freitas dhe Jarmouni) në derbi me Dinamon dhe tani i duhet edhe një sforcim i vogël (ndeshja play out) për të qëndruar me të të mirave të futbollit shqiptar.
Nuk ia del të entuziazmojë tifozët e tij Skënderbeu, që edhe pse kishte në favor faktorin fushë, u mposht 1-2 nga Bylisi në Korçë, duke u parakaluar nga Tirana. Golat e Mustapha dhe Përgjonit e bënë të pavlefshëm rrjetën e Charles. Laçi barazoi 1-1 me Vllaninë në ‘Loro Boriçi’, duke mbetur i fundit me 37 pikë. Për kurbnasit realizoi Bibo, por barazoi shpejt Balaj. Me këtë rezultat edhe skuadra laçajne bie në Kategorinë e Parë.

Përplasja drejtpërdrejtë mes Partizanit dhe AF Elbasanit për vendin e katërt u buzëqeshi të kuqve, që fituan me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Preka dhe Eleke. Takimi që kishte më pak interes u luajt mes Teutës dhe Egnatias, i mbyllur me fitoren 1-2 të skuadrës durrsake.