Një jave para Pashkëve, besimtarët katolikë u ngjitën në malin e Taraboshit, në ritualin e pervitshem te “Udhës së Kryqit” që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit.

“Udha e Kryqit është momenti në të cilën ne të krishterët meditojnë mundimin e vdekjes së Jezusit, që do ta meditojmë në mënyrë të veçantë në javët që fillojmë nesër për të arritur në momentin e gëzimit, e ringjalljes, siç është pikërisht festa e Pashkëve”, u shpreh Imzot Giovani Peragine, Arqipeshkv i Shkodrës.

Një udhëtim shpirtëror me 14 ndalesa që përkujton dhimbjet e Jezu Krishtit, nga momenti i Dënimit e deri në Kryqëzim.

Lutja e Arqipeshkvit të Shkodrës, Giovanni Peragine nuk është vetëm për të krishterët por edhe për ata që mbajnë në duar fatet e vendit.

Ndërsa nesër, me të Dielën e Larit, besimtarët katolikë fillojnë Javën e Madhe, të Shenjtë të Pashkëve.