Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me vdekjen e Papa Françeskut.

Ai shprehu ngushëllimet e tij përmes një mesazhi në platformën “Truth Social”.

“Pusho në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e deshën!” – shkroi Trump.

Në një postim në platformën X, Shtëpia e Bardhë ndau një fotografi të takimit mes Papës dhe ish-presidentit Trump me mesazhin: “Pusho në paqe, Papa Françesku.”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili kishte zhvilluar një takim privat me Atin e Shenjtë vetëm një ditë para vdekjes së tij, u shpreh: “Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë.”

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pas një periudhe të gjatë problemesh shëndetësore me mushkritë.

Gjatë papatit të tij, ai u dallua për thjeshtësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe angazhimin e pandërprerë për paqen dhe drejtësinë sociale.