Nga takimi me vajzat dhe gratë në Durrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu drejtua demokratëve.

Duke e cilësuar Partinë Demokratike “të sëmurë”, Rama tha se shërimi i kësaj force politike nis “duke mos e votuar”.

“Këtu në Durrës keni demokrat boll. Ju mund ta shëroni atë parti duke lënë që të thahet ajo kënetë dhe të rilindë diçka”, tha Rama.

Kryesocialisti shprehu besimin se gratë mund të marrin vendimet e duhura, ndërsa i këshilloi “t’i venë burrat në gjumë nëse kanë ndërmend të votojnë opozitën”. Një këshillë e kishte dhe për vajzat, që në këto zgjedhjet të testojnë partnerët e tyre.

“Unë nuk u them ndahuni, po them ky është testi. Keni mundësinë t’i testoni, çfarë janë këta, mos janë çyryk. Kujdes edhe kunatat”, tha Rama.