Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të enjte bashkëbisedimin në rubrikën “Sy më sy” me ndjekësit e tij në Facebook duke iu përgjigjur edhe pyetjeve.
Rama u shpreh se pasaporta europiane e Shqipërisë, nuk është thjesht në dokument udhëtimi, por një status i ri qytetarie europiane për çdo shqiptar.
“Duhet kuptuar që nuk bëhet fjalë për një dokument tjetër udhëtimi. Pasaporta shqiptare që ne kemi është një dokument udhëtimi. Ndërsa pasaporta e Shqipërisë, anëtare e BE është një statusi i ri qytetarie europiane për çdo shqiptar, provon barazinë e plotë të çdo shqiptari si çdo shqiptar tjetër europian”, tha Rama.
Gjithashtu iu përgjigj edhe komenteve kritike në lidhje me infrastrukturën, duke u shprehur se një veprat më të mëdha është rruga e Arbrit, ndërsa renditi edhe disa projekte të tjera të realizuara.
“Nëse i rrini Shqipërisë brenda hartë zyrtare sot është në zemër të Veriut. Rruga e Thethit është në jug apo në veri Elez? Rruga që shkon në Vermosh që përshkon gjithë Malësinë e Madhe është në jug apo veri? Rruga e Lurës, është në jug apo Veri? Unë them që është në veri. Patjetër që në veri është e rruga e Kombit që u la rrugëve,. Rruga Shëngjin Velipojë është në jug apo veri? Unë them që është në veri. Të gjitha këto rrugë janë rrugë të ndërtuara nga kjo qeveri. Ka edhe të tjera projekte në veri, për infrastrukturën e veriut., Hekurudha Durrës Gjakovë Prishtinë. Rruga Thumanë, Milot…Doni akoma sepse ka shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë-copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur me demek shkonin dhe qeverisnin ata që e përfaqësonin veriun. Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë, sot është një destinacion turistik…Shkoni dhe shikojeni rrugën e Valbonës, rruga e Komanit është në jug apo veri. Por rruga e Dukagjinit? Mund të ju mbaj këtu edhe një orë tjetër, me segmente më të vogla por domethënëse. Dënglat me veri edhe jug mos mi tregoni mua. Sepse unë edhe në gjak jam edhe nga veriu edhe nga jugu, Kam pasur bekimin të kem një gjyshe shkodrane, por edhe një gjysh me prejardhje nga Berati, por lindur dhe rritur në Durrës…Pra Elez gjej ndonjë argument tjetër…”, tha ndër të tjera ai.