Në “City Ground” vendasit e Nottingham që janë edhe surpriza e këtij sezoni në Premier League, u mposhtën 0-1 nga Evertoni që titullar për herë të parë gjatë 2025 kishte Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares qëndroi në fushë për 64 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë. Për Everton goli i fitores u shënua nga Doucoure në shtesën e katërt të ndeshjes, duke përfituar nga një gabim i Murillo. Tanimë Everton me 38 pikë ngjitet në pozitën e 14-të, ndërsa Nottingham Fortes mbetet në vendin e tretë.