Papa Françesku në ditën e Pashkës, fëmijën e fundit që ka takuar në sheshin e Shën Pjetrit është shqiptar. Fëmija quhet Hera Çoba, vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës, me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani. Dom Gjergj Meta ka publikuar videon e postuar nga prindërit e Herës dhe thotë se fëmija i fundit që ka takuar Papa Françesku është shqiptar.
“Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë. Ma dërgoi sot vetë babai i Herës, Niku, dhe më lejuan ta publikoj. I falënderoj dhe i urojmë jetë të gjatë Herës së vogël e pastë bekimet e Zotit…”, shkruan Dom Gjergj Meta.