Ilias Akhomach ishte shumë i zemëruar me VAR-in pas barazimit të Villarreal kundër Real Sociedad të dielën (2-2), gjatë ditës së 32-të të La Ligës.
I dëmtuar në ligamentet e kryqëzuara që nga 9 nëntori, anësori i djathtë maroken (6 paraqitje, 0 gola) ishte në fushë dhe u zemërua me VAR-in, i cili i anuloi tre gola nëndetëses së verdhë në fund të ndeshjes, sipas raportit të shkruar nga gjyqtari i ndeshjes, Cuadra Fernández.
“Në fund të ndeshjes, lojtari Ilias Akhomach Chakkour i klubit të Villarreal CF, i cili nuk ishte thirrur, m’u afrua duke më thirrur: ‘Turp, turp!’, duke u ndarë nga zona nga lojtarët dhe teknikët e klubit të tij ”, ka shkruar gjyqtari Fernández, sipas Mundo Deport.
Sipas raportit, Akhomach ka thyer edhe ekranin e VAR-it pas ndeshjes. “Ndërsa po largohej drejt dhomave të zhveshjes, duke kaluar para monitorit VAR, ai e goditi me dhunë, duke e bërë atë të bjerë në tokë dhe, sipas teknikut të kompanisë, duke e thyer atë”, raportoi Cuadra Fernández.
Rrethanat të kujtojnë sjelljen e Jude Bellingham pas humbjes së Realit në Valencia. Ish-lojtari i FC Barcelona mund të dënohet për këtë sjellje. Sipas Mundo Deportivo, ai rrezikon një një pezullim nga dy deri në katër ndeshje nëse reagimi i tij konsiderohet sjellje josportive.
😡 Frustré par la défaite après #RealMadridValencia, Bellingham a donné un coup de pied à l'équipement VAR avant de rentrer aux vestiaires.
📹 @DMQRealMadrid pic.twitter.com/fPFDZY4rCL
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) April 6, 2025