Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të së mërkurës.

Momente dramatike janë regjistruar gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve në CNN-in turk, ku moderatorja Meltem Bozbeyoglu, e cila ndodhej në një lidhje direkte telefonike, u detyrua të ndërpriste intervistën.

Në panik, ajo bërtiti: “Po bëhet tërmet!”, teksa studioja lëkundej nga dridhjet.

Aktualisht, ende nuk ka informacion të konfirmuar për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ), tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.