Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë se sipas INSTAT, shqiptarët shpenzojnë rreth 820 milionë euro në total për kujdesin shëndetësor në vit.

Këtu Berisha u ndal në shifra, duke thënë se shqiptarët paguajnë 410 mln euro për person në vit për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor. Berisha e kuptoi që ishte një tjetër gafë dhe më pas e korrigjoi.

“Tre ditë më parë INSTAT, informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 mln euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 mln euro për person…. (e korrigjon) 410 euro për person. Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe botë. Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro.

Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Sot gjendja e spitaleve është katastrofale. U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë”, tha Berisha.