Kryeministri Edi Rama thotë se vizitën e fundit në SHBA, e ka pasur kur kishte punë, teksa iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama e pyeti komentuesin nëse Sali Berishës iu hoq non grata.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë. Unë nuk shkoj dot në USA, non grata ta ka thënë? Nuk e përmend se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. A u hoq non grata? Si keni fytyrë, mbasi i thanë shqiptarëve, do hiqet non grata, thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në USA apo jo? Nejse, nuk kanë rëndësi këto”, theksoi ai.