Sot është dita vendimtare e Superligës, që pritet të japë disa verdikte, në javën e fundit. Vëmendja më e madhe do të jetë në Rrogozhinë, aty ku Tirana do të kërkojë doemos fitoren kundër Dinamos. Çdo rezultat tjetër do ti zbriste bardhëblutë nga Superliga, që do të ishte një tragjedi.
Jo më pak jetike është edhe përballja në Korçë mes Skënderbeut dhe Bylisit. Në rast fitoreje të Tiranës një prej këtyre dy skuadrave do të zbresë në Kategorinë e Parë. Në kryeqytet Partizanit pret Elbasanin për të përcaktuar skuadrën e fundit që shkon në final-four. Ndeshjet e tjera të orës 15:30 janë Teuta-Egnatia dhe Vllaznia-Laçi.
